Ajo që pritej, ndodhi. Didier Deschamp ka rinovuar sot kontratën me Francën, deri në vitin 2022. Përkrah tij, do jetë ndihmësi që ka qëndruar me të gjatë gjithë këtyre viteve Guy Stephan dhe trajneri i portierëve, Franck Raviot. Ajo që ka bindur drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit është fakti se në 100 ndeshje të tij në stol, ”gjelat” kanë fituar 65% të tyre.
Kujtojmë që Deschamps është pjesë e Francës që në vitin 2012. Në të ardhmen, shumë sfida e presin trajnerin Deschamp dhe Francën e tij.