Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut U21 do zhvillojë në qershor dy ndeshjet e mbetura për kualifikueset e kampionatit Europian, që mbahet vitin e ardhshëm në Gjeorgji dhe Rumani. Së fundmi trajneri i përfaqësueses maqedonase Dragi Kanatlarovski ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar, ku bie në sy ftesa e 7 lojtarëve me origjinë shqiptare.
Në mbrojtje është thirrur Adrian Hajdari që vjen nga Rapidi i Vjenës. Mesfusha është më e dendura me shqiptarë, pasi ka në përbërje Sefer Eminin dhe Arbi Voshën nga Makedonija GP, Florent Ramadanin e Shkëndijës dhe Agon Elezin e Varazdin. Për sulmin është menduar Dashamir Elezi i Shkëndijës dhe Luan Abazi që luan në Zvicër për Will.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut U21 i luan përballjet e qershorit me Armeninë më datë 2 në shtëpi, dhe tre ditë më vonë me Ukrainën në Turqi. Këto futbollistë shqiptarë shihen si e ardhmja e fqinjve tanë, që kanë përparuar në futboll vitet e fundit.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: David Denkovski (Bregalnica), Marko Alçevski (Borec), Ivan Nikolovski (Belasica);
Mbrojtja: Blerton Shei (Shkupi), Kristijan Tasevski (Augsburg, Gjermani), Mario Mladenovski (GP Maqedonia), Adrian Hajdari (Rapid Vjenë, Austri), Andrej Stojçevski (Zilina), Jovan Manev (Bregalnica), Viktor Klevski (Gostivar);
Mesfusha: Alex Zlatkov (Triglav Kranj, Slloveni), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Sefer Emini (GP Maqedonia), Emir Saitoski (Domzale, Slloveni), Ivan Nikolov (Vardar), Florent Ramadani (Shkendija), Arbi Vosha (GP Maqedonia ), Luka Stankovski (Gaziantep). Agon Elezi (Varazdin), Metodi Maksimov (Rabotniçki);
Sulmi: Marko Gjorgjievski (Shkupi), Dashamir Elezi (Shkendija), Mario Ilievski (Shtator, Bullgari), Luan Abazi (Will, Zvicër).