Partizani mori një lajm të keq nga CAS, me gjykatën që la në fuqi vendimin e FIFA-s për bllokimin e merkatos te të kuqtë. Megjithë situatën jo të favorshme, Ilir Daja duhet t’I gëzohet katër lojtarëve që janë afruar, ose më saktë janë rikthyer nga huazimet.
Jasir Asani, Lucas Cardosu, Dionis Çikani dhe Alesio Hyseni kanë plotësuar organikën e cunguar të “Demave”. Gjatë kësaj periudhe, Partizani ka zhvilluar 7 teste miqësore, nga të cilat ka fituar 4, barazuar 2 dhe humbur me Egnatian minimalisht. Shtyrja e sezonit mund t’I shërbejë Dajës për të njohur më mirë grupin, me Partizanin që sezonin e shkuar doli tej objektivave të vendosur nga klubi.