Sot janë luajtur disa nga ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 18-të të Grupit A. Tërbni ka arritur të fitojë 3-0 kundër Mirditës duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim triumfin. Luzi 2008 i trajnerit Oltijon Kërnaja ka arritur të marrë 3 pikë të arta në transfertë pasi ka mundur minimalisht 1-0 Internacionalin e Tiranës. Sakaq takimi Iliria – Sopoti ka përfunduar në shifrat 1-2.
Gjithçka është vendosur brenda 45 minutave pasi Çota ka arritur të shënojë në minutën e 21-të, ndërsa Xhymerti 3 minuta më pas ka barazuar për vendasit. Atëherë kur u mendua se gjithçka kishte përfunduar, në minutën e 90-të Sejdini arrin të realizojë golin e fitores. Më poshtë njihuni me të gjitha rezultatet e ndeshjeve: