Nikolin Çoçlli do të mbetet pjesë e stafit teknik të skuadrës së Besëlidhjes. 54 vjeçari që para pak ditësh dha dorëheqjen si trajner i lezhjanëve, do të mbetet po aty por kësaj here si zëvëndëstrajner. Ai do të asistojë teknikun e ri të Besëlidhjes, Artan Banon.
Ky i fundit u emërua në fillim të javës në krye të stolit lezhjan. Besëlidhja renditet e fundit në Kategorinë e Parë me 10 pikë pas 13 javëve të luajtura. Ndeshjen e rradhës ata do të presin në shtëpi Tërbunin e vendit të 5-të. Fitorja është detyrim për lezhjanët pasi çdo ndeshje tani e tutje është si finale për ta për të siguruar mbijetesën.