Prej vitit 2010 në Katar ka nisur puna për ndërtimin e stadiumeve, vend në të cilin do të zhvillohet Kupa e Botës 2022. Mijëra punëtorë nga e gjithë bota janë punësuar për të ngritur arenat sportive që do të jenë gati për vitin e ardhshëm.
Mediet e huaja raportojnë se ka pasur shumë aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën të paktën 6500 punëtorë. Siç bën me dije “The Guardian”, në Katar kanë vdekur çdo javë mesatarisht 12 punëtorë.
Edhe pse është kërkuar një raport zyrtar nga organet kompetente, një gjë e tillë nuk është bërë me pretendimin se shifrat e publikuara në media nuk janë të vërteta.