Christian Pulisic u afrua me bujë te Çelsi duke u cilësuar edhe si pasuesi i Eden Hazard pas largimit të këtij të fundit në drejtim të Real Madrid. Mesfushori amerikan deri më tani ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe ka luajtur vetëm 457 minuta në kampionat dhe Kupë, por jo në Champions League. Pulisic u ble për 64 milionë euro dhe një nga lojtarët që do të merrte përsipër Çelsin është kthyer në një lojtar stoli.
Amerikani nuk projektohet titullar nga Lampard dhe tashmë duhet të ”luftojë” shumë për ta arritur një gjë të tillë. Sipas shtypit britanik, “Blutë e Londrës”, janë penduar që e kanë blerë dhe mund ta shesin gjatë merkatos së ardhshme, por merkato e bllokuar i pengon pasi nuk do të arrijnë të gjejnë pasuesin e tyre.