Real Madrid dhe Gareth Bale duket se nuk e vijojnë “bashkëjetesën”. Uellsiani nuk shihet më i rëndësishëm në planet e trajnerit Zidane, ndrësa Daily Mail në ishull raporton se Newcastle është në gjurmët e mëngjarashit.
60 milion euro duket se është i gatshëm klubi i Premier Leagues të ofrojë për lojtarin, teksa Bale do të rikthehej kështu në ishull pas aventurës jo aq të suksesshme në kryeqytetin spanjoll. Ende nuk ka asgjë zyrtare, ndërsa Newcastle pret ndërrimin e pronësisë te sheikët e Arabisë Saudite.