Skënderbeu do Bathën dhe Trashin? Ne duam Lilajn dhe Latifin”. Këto kanë qenë bisedat e merkatos që bëheshin dy sezone më parë mes Partizanit dhe Skënderbeut.
E njejta lojë ka nisur këtë vit mes Kukësit dhe Skënderbeut. “Këta duan të na marrin Koliçin? 60 mijë euro pagë për Jashanicën, madje na pëlqen dhe Gavazaj, por nuk donim tu prishnim terezinë sepse po luajnë në Europë”.
Këto janë të rejat e fundit që qarkullojnë gjithandej, se çfarë do ndodhë, ende nuk ka asgjë zyrtare.
Ndërkohë që Jashanica u ka dërguar një mesazh verilindorëve: “A ka më mirë se Skënderbeu në Shqipëri?! Kjo ka lënë të kuptohet, se kampionët aktualë duhet të mendojnë për një tjetër lojtar, pasi përgjigja që ju ka shkuar nga Jashanica, nëse “përkthehet”, është një përgjigje negative për Kukësin.