Lajme të mira për portierin Iker Casilias. Spanjolli është rikthyer ditën e sotme në fushë 6 muajsh pasi pësoi infrakt në stërvitje. Siç raportojnë mediat portugez, Casillias është stërvitur sot rreth 25 minuta me pjesën tjetër të skuadrës dhe pret ende një konfirmim nga mjekët.
Vetë portieri dëshiron të rikthehet në fushë dhe për momentin nuk e mendon largimin nga futbolli i luajtur dhe po punon fortë për t’u rikthyer në ”katërkëndëshin” e tij të preferuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Casillias tregon se pas 6 muajsh e 3 ditësh ka veshur përsëri takat e futbollit. Një lajmë padyshim i madh për tifozët e Portos, por edhe të gjithë fansave të futbollit në botë.