Ilion Lika, Asion Daja, Afrim Taku, Ansi Nika dhe sulmuesit afrikanë Edeh dhe Romuald janë afrimet e kësaj meraktoje vere, të cilët arritën të debutonin dje me fanellën e Tiranës.
Dy mesfushorët nga Kongo dhe Argjend Mustafa nuk patën mundësi për të debutuar që në start me Tiranën, dy të parët për shkak të dokumentacionit, ndërsa kosovari nuk është bashkuar ende me skuadrën.
Shenja pozitive kundër Teutës nga lojtarët që janë afruar së fundmi dha sulmuesi nigerian. Edeh ishte një rrezik konstant për mbrojtjen durrsake, ndërsa shërbeu disa herë për shokët e skuadrës në pozicione të favorshme.