Jahmir Hyka do të transferohet në futbollin amerikan. Tashmë nuk ka më dyshime për të ardhmen e shtatshkurtrit kuqezi, i cili përfundimisht do të nisë një aventurë në Amerikë. Lajmi është konfirmuar nga liga e futbollit amerikan, MLS.
Sipas “ESPN”, Hyka ka arritur akordin me klubin e San Hoze Urthkuejks dhe në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i tij. Mesfushori kuqezi do të marrë një pagë prej 500 mijë dollarësh në vit, por gjithashtu nga ky transferim do të përfitojë edhe skuadra e Luzernës, klub në të cilin është aktualisht Jahmir Hyka.