Kukësi barazoi 1-1 kundër Partizanit, rezultat ky që i shkon për shtat objektivit që kanë verilindorët, titullin kampion. Ditën e djeshme mësohet se presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka shpërblyer futbollistët që luajtën në këtë takim, por jo vetëm.
Numri një i verilindorëve ka shpërndarë nga 2 milionë lekë (të vjetër) për ata që luajtën si titullar dhe nga 1 milion për futbollistët që qëndruan në stol. Në total premioja e dhënë nga kreu i Kukësit ka qenë 50 milionë lekë të vjetër, aq sa kishte premtuar para supersfidës me Partizanit.