Mici nuk ka arritur në një konsensus me klubin e Kukësit dhe e ardhmja e tij duket larg verilindorëve.
Tashmë çështja mes tij dhe klubit është dërguar në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve dhe do jetë ky organ pranë FSHF-së që do të vendosë. Ndërkohë panorama sport shkruan që Gledi Mici mund të zyrtarizohet që sot te Skënderbeu, pasi klubi korçar është gati të paguajë 50 milionë lekë për kartonin e tij.
Por gjithashtu flitet për një akord të mëngjërashit me Partizanin për shumën e 55 mijë eurove, prandaj situata pritet të qartësohet në vazhdim.