Christian Eriksen është prej kohësh një objektiv i Real Madrid. Vetë danezi pas finales së Champions League ka thënë se është momenti për një aventurë të re duke i hapur kështu rrugë kalimit në Madrid.
Sipas tabloidit anglez “The Sun” madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro plus kartonin e Dani Ceballos për shërbimet e 27-vjeçarit. Ceballos nuk është në planet e Zidane për sezonin e ri. Kjo do të ishte një marrëveshje e mirë dhe për Tottenhami-n që do të përfitonte një shumë të majme dhe shërbimet e nje prej talentëve me të mirë spanjollë.