Milan tashmë ka aksionerë të rinj, të cilët priten të investojnë fuqishëm në ekipin kuqezi. Gjasat janë që në merkaton e ardhshme do të ketë një revolucion të madh, pasi “Mirror” shkruan se do të investohen 300 milionë euro. Drejtuesit e Milanit kanë projektuar menjëherë lojtarët që dëshirojnë të afrojnë në skuadër dhe emri i parë është i Harry Kane. Mësohet se kuqezinjtë janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të marrë shërbimet e anglezit që në sezonin e kaluar shkëlqeu te Totenham.