Juventusi është drejt rinovimit të kontratës me Jeep, për të drejtat e sponsorizimit. Aktualisht, bardhezinjtë përfitojnë vetëm 16 milionë euro në sezon. Megjithatë, sikurse raporton Tuttosport, me firmën e re, kampionët e Italisë pritet të përfitojnë një shumë prej 50 milionë eurosh në sezon, pra, trefish më shumë nga sasia aktuale.
“Zonja e Vjetër” vjen me një tjetër mentalitet këtë sezon, sepse ka ndërruar trajnerin, duke pasur në krye të pankinës Maurizio Sarrin, i cili aplikon një tjetër sistem loje nga ai që luante Massimiliano Allegri. Deri më tani, në dy javët e para të Serie A, Juventusi i ka pikët e plota, duke mundr fillimisht Parmën në transfertë (0-1) dhe më pas Napolin në shtëpi (4-3).