Diçka që publikohet pas çdo ndeshje është rezultati. Kjo nuk është bërë nga klubi i Partizanit në kanalin zyrtar. Duket se humbja turpëruese 5-1 në derbi ka bërë të veten, me tifozët që mezi po prisnin që të shprehnin mllefin e tyre. Gjithsesi, lojtari i 12-të e tha fjalën e saj në postimet e mëparshme ose atë të prononcimit të Sormanit.
Humbja në derbi pranohet, por rezultati 5-1 nuk përtypet lehtë nga tifozët e kuq. Ata, kanë shprehur inatin e tyre dhe janë munduar të gjenë fajtorin. ”I piketuar” është trajneri Sormani, i cili është vënë me ”shpatulla pas muri” për zëvëndësimet dhe mënryën sesi përgatiti ndeshjen. Disa e kanë me arbitrimin.