Manchester United-Roma ishte një nga ndeshje gjysmëfinaliste të Europa League. Takimi u mbyll me rezultatin e thellë 6-2 për United.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 1-2, por në fraksionin e dytë, Man United shënoi 5 herë duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së Europa League.
Sipas “Opta” portal që merret me statistikat, Roma bëhet skuadra e dytë italiane në histori që pëson 5 gola në pjesën e dytë në një ndeshje Europiane. Më këtë parë ky rekord mbahej nga Fiorentina në vitin e largërt 1984 që pësoi 5 gola nga Anderlecht.
5 – La #Roma è la seconda squadra italiana ad aver incassato almeno cinque reti nel corso del secondo tempo in una partita di una competizione europea dopo Fiorentina contro l’Anderlecht in Coppa UEFA nel 1984. Crollo.#manchesterroma pic.twitter.com/j1B5kf8ERs
— OptaPaolo (@OptaPaolo) April 29, 2021