Bayer Leverkusen është i gatshëm të shesë mesfushorin e avancuar të linjës, Leon Bailey, në merkaton e ardhshme të transferimeve. Klubi gjerman synon të marrë 50 milion euro për anësorin 22-vjeçar nga Xhamajka.
Manchester City ka shfqur interes për të marrë shërbimet e Bailey. Klubi e sheh atë si një zëvendësues për Leroy Sane, i cili pritet t’i bashkohet ekipit të Bayern Munich. Bailey ka shënuar 5 gola në 17 ndeshje të Bundesligës këtë sezon.