Laçi është një nga skuadrat më në formë të kampionatit shqiptar. Kurbinasit mposhtën 1-0 Kastriotin dhe morën kështu fitoren e 5-të radhazi në Superligë. I ftuar në emisionin “Sport Neës Plus”, mesfushori Regi Lushkja u shpreh:
“Kemi marrë 5 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Ndeshja e radhës ndaj Partizanit do të jetë e vështirë pasi edhe ata po kalojnë një moment të mirë. Shpresoj që në fund të dalim me sukses nga kjo ndeshje. Me këtë fitoret e fundit jemi futur në garën për titull dhe skuadrat e tjera po e ndjejnë që Laçi është për titull.
Vllaznia ka bërë një kampionat të jashtëzakonshëm, por këtë ndeshjet e fundit kanë pasur ulje ritmi. Partizani, Teuta dhe ne po rikuperojmë gabimet që kemi bërë në fillim. Besjoj se Vllaznia po ndjen presionin e skuadrave posht. Ne kemi hasur më shumë vështirësi me Vllazninë nga skuadrat e tjera”.