Në KAS është zhvilluar dje seanca dëgjimore e Skënderbeut, që kërkon nga kjo gjykatë të heqë dënimin e UEFA-s për pezullimin një vjeçar të ekipit korçar nga Kupat e Europës. Por vendimi nuk është dhënë dje, duke e shtuar edhe më shumë ankthin e gjithë korçarëve për fatin e skuadrës së tyre. Presidenti Takaj ka bërë me dije se vendimi do të dalë sot ose nesër, pra brenda këtyre 48 orëve, që duket se do të jenë shumë të sikletshme. Vendimi mund të dalë nga momenti në moment dhe të gjithë janë me sy e veshë nga Lozana, duke pritur që Skënderbeu të fitojë të drejtën për të luajtur në Champions, siç ka bërë rregullisht këto 6 vitet e fundit.
Të interesuar për fatin e Skënderbeut janë edhe hungarezët e Ferencvaroshit, kundërshtarit të korçarëve në Champions. Nëse Skënderbeu nuk fiton pafajësinë, atëherë ky ekip kualifikohet direkt për në turin tjetër.