Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar dje me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” gazetarin sportiv Bashkim Tufa. Prej 40 vitesh, Tufa ka punuar në gazetarinë sportive në të dy sistemet që Shqipëria ka kaluar.
Në fjalën e tij, ish-kryeredaktori i Sporti Shqiptar nuk ka lënë pa përmendur kolegët që e kanë bërë ky që është sot. Me një karrierë të gjatë, Tufa nderohet për punën e bërë në ditën botërore të gazetarëve sportiv,
“Me 2 korrik, në ditën ndërkombëtare të gazetarisë sportive, Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, më dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Ishte një vlerësim për punën dhe kontributin tim në këtë fushë, për një hark kohor mbi katër dekadash, e ndarë në dy periudha thuajse të barabarta, por në sisteme krejt të ndryshëm.
Ishte një titull, pjesë e të cilët janë edhe të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi, pa ndihmën e të cilëve, unë nuk do të isha ky që jam sot dhe nuk do të vlerësohesha me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.Ju faleminderit të gjithëve, përulem me respekt para jush…”, thotë Tufa.