Kukësi-Partizani do të jetë supersfida e javës së 5-të të Superligës.
Të dyja skuadrat kërkojnë tri pikët, pasi, nga një për secilën do të ishte shumë pak, duke ditur se Skënderbeu luan sërish në shtëpi dhe mund të shkëputet.
Ndërkohë që në prag të këtij takimit, presidentët e të dy klubeve kanë vendosur shpërblim për ekipin në rast fitoreje.
Partizani ka vendosur 20 mijë euro shpërblim nëse fitohet ndaj verilindorëve, ndërsa Kukësi 30 milionë lekë, të cilat lojtarët dhe stafi teknik do të jepen nga presidenti Gjici nëse merren tri pikët ndaj kryeqytetasve.