Kupa e Shqipërisë do mësojë sot dy çiftet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Duke nisur nga ora 11:00, në ambientet e “Air Albania Stadium” skuadrat do mësojnë kundërshtarët. Në këtë fazë janë kualifikuar Vllaznia, Laçi, Teuta dhe Skënderbeu.
Në ankthin e goglave, secila skuadër kërkon të ketë pak fat në short, për të pasur më shumë mundësi në sfidën në vijim. Ndeshjet gjysmëfinale janë programuar për në 14 prill, ndërsa do jenë me një takim, kjo për shkak të ngarkesës dhe kalendarit të ngjeshur në Superligë.
Skuadrat në garë: Vllaznia, Laçi, Teuta, Skënderbeu