Një tjetër humbje për Bolusporin, ekipin turk që militon në ligën e dytë turke dhe ka në përbërje 4 lojtarë shqiptarë. Si rrallëherë, Gentian Selamni në portë, Dejvi Bregu, Odise Roshi dhe Bekim Balaj në sulm kanë qenë pjesë e formacionit titullar, por pa arritur të lënë gjurmë ndaj Umraniyespor, që me këtë fitore u ngjit në vendin e parë dhe është shumë afër Superligës turke.
Selmani luajti vetëm 45 minuta dhe u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 57-të do t’i vinet radha Balajt dhe Bregut që të lini fushën e lojës. I vetmi që luajti 90 minuta ishte Odise Roshi, që mesa duket ka fituar besimin e trajnerit. Tashmë Boluspor ndodhet në vendin e 15-të, vetëm 1 pikë nga rënia dhe rrezikon shumë, teksa kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit.