Flamurtari e ka nisur sezonin e ri në mënyrë më të keqe të mundshme. Vlonjatët pas 4 javëve të luajtur nuk kanë marrë ende pikën e parë. Sfida ndaj Luftëtarit ishte shumë e rëndësishme pasi luhej përballë një skuadre direkt dhe me problematika të ngjashme, por edhe në Gjirokastër vlonjatët janë mposhtur.
Një situat aspak e mirë në Vlorë ka ”irrituar”, dhe administratori Idrizi që më marrë masa të ashpëra ndaj stafit teknik, por edhe lojtarëve. 4 humbje në 4 ndeshje ka bërë që pankina e drejtuar nga Dritat Sadedini të vihet në pikëpyetje dhe Idrizi mund të shkarkojë trajnerin, ndërsa shansi i fundit do të jetë këtë javë ndaj Laçit.