Është mbyllur 4-0 sfida mes Vllaznisë dhe Luftëtarit në “Loro Boriçi”. Për SuperSport ka folur trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz. Maqedonaso-veriori është shprehur I lumtur për tri pikët por jo për lojën.
Më mirë fitorja apo numri I golave?
E rëndësishme është që kemi fituar por edhe që kemi shënuar katër gola. Duyhet të rregullojmë gabimet sepse kemi bërë shumë të tilla sin ë mbrojtje dhe në sulm. Nuk është mirë komunikimi në mbrojtje si dhe pasimet jot ë sakta. Momentet e lojës kanë qënë disi të pavëmendshme duke humbur duele, nuk është mirë kjo në futbollin professional.
Skuadra nervoze për shumë minuta?
Nuk patëm kordinimin e duhur deri në minutëne 60 dhe më vonë nisi transformimi I lojës. Kemi pasur shumë boshlliqe në fushë. Shumë gabime individiduale, do të flasim diçka me futbollistat. Gjashtë futbollistë u ndëshkuan me karton të verdhëe dhe duhet të kemi kujdes sepse kemi ndeshje me Skënderbeun. Kemi pasur disa mungesa për shkak kartonash dhe kur mungojnë futbollistët 3-4, problemet duken.
Futbollistët e mij duhet ta kuptojnë se nuk duhet të bëjnë vetëm lojë në sulm, ndaj thashë se nuk ka komunikim të mirë mes tyre. Tre portiere që kishim sot në fushë ishte mirë në debutim. Ky është një symbol I mirë dhe gjithmonë katër gola flasin shumë por nuk ishte një ndeshje e mirë.