Ditën e sotmë është zhvilluar një ndeshje miqësore mes Egnatias dhe Burrelit. Sfida e zhvilluar në Kamzë është mbyllur në barazim 2-2 dhe pa fitues, por me spektakël.
Fillimisht golin e parë të ndeshjes e shënon sulmuesi Jasmin Raboshta që i jep Burrelit avantazhin në pjesën e parë. Në të dytën Egnatia reagon duke barazuar ndeshjen me Marcos, por Burreli i drejtuar nga Samuel Nikaj gjen sërish golin e avantazhit në minutën e 80-të me anë të Punavija.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Jackson që barazon ndeshjen duke shmangur humbjen e skuadrës së drejtuar nga Gugash Magani.
Egnatia-Burreli 2-2
Golat: Marcos 53′ , Jackson 84′ / Raboshta 20′, Punavija 80′