Real Madrid po përgatit revolucion të madh në verë. Skuadra e drejtuar nga Zidan ka shumë lojtarë të huazuar e në fund të sezonit me kthimin e tyre bëhen në total 37 futbollistë.
Një numër I madh lojtarësh që janë jashtë planeve të Zidan e për këtë arsye, drejtuesit po mendojnë largimet e tyre. Janë 12 lojtarë që janë nxjerrë në shitje e mes tyre nuk mungojnë yje si Bale, Modric, James Rodrgiguez apo edhe Lucas Vazques.
Ofertat për të gjithë futbollistët nuk mungojnë e për këtë arsye Real Madrid pritet të fitojë jo pak nga shitja e tyre. Në këtë mënyrë buxheti do të rritej dhe klubi mund të blejë pa frikë lojtarët që kërkon trajneri Zidan.