Sot, në orën 21:05, në "Elbasan Arena", Skënderbeu do të luajë ndeshjen e pestë dhe të fundit brenda në shtëpi në Europa Leagu ndaj Dinamos së Kievit. Duke parë ecurinë e Skënderbeut deri tani, si në Europa League ashtu dhe në kampionat, sot jo vetëm tifozët korçarë, por të gjitha ata që e ndjekin dhe duan futbollin në Shqipëri, besojnë se korçarët mund të arrijnë një rezultat pozitiv.
Në rast se Skënderbeu fiton sonte në mbrëmje, UEFA i dorëzon çekun prej 360 mijë eurosh klubit korçar, pasi aq vlerësohet fitorja në fazën e grupeve në Europa League. Në rast barazimi, premioja do të kapë vlerën 120 mijë euro.
Kujtojmë që, deri tani Skëndeërbeu ka arritur të marrë dy barazime në fazën e grupeve, një me Jang Bojsat dhe një me Partizanin e Beogradit, duke përfituar 240 mijë euro deri tani.