Alvaro Odriozola është lojtari më i ri i Real Madrid. Spanjolli është prezantuar sot si futbollisti më i ri i madrilenëve. Kostoja e transferimit të mbrojtësit, te ekipi i Real ka kushtuar plot 35 milionë euro.
Ai sezonin e shkuar ishte pjesë e Real Sociedad, ndërsa këtë edicion futbollistik do të jetë pjesë e madrilenëve. Pasi doli para mediave, me presidentin Fiorentino Perez, Odroiozola u shpreh: “Do të jap maksimumin për këtë fanelë. Uroj që ta shlyej besimin e dhënë nga klubi”, deklaroi ai.