Ditmar Bicaj do të vijojë karrierën e tij te Vllaznia në Shkodër. Qendërmbrojtësi shtatlartë ka vendosur që të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin e ri, teksa u zyrtarizua para disa javësh te skuadra e drejtuar nga Armando Cungu. Burime për newsport.al bëjnë me dije që 27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare dhe do të përfitojë 35 mijë euro në sezon.
Kujtojmë që Bicaj u largua nga Partizani në Iran, por për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, lezhiani vendosi të rikthehej në Superiore te Vllaznia.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.