Robert Lewandovski është kryefjala e medieve gjermane. Sulmuesi polak po kalon një tjetër sezon magjik dhe kësisoj në Munich dëshirojnë ta mbajnë në ekip. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të këtij klubit, Oliver Kahn ka zbuluar se do të bëhet gjithçka që ai të qëndrojë te Bayern.
Kontrata e tij e mban edhe për 1 vit me bavarezët, megjithatë po shqyrtohet mundësia që të qëndrojë më gjatë. Atij mund t’i zgjatet kontrata edhe për 1 sezon me kushtet aktuale, ku paga kap shifrën e 24 milionë eurove në vit, ndërsa opsioni tjetër është ulja e rrogës nëse do të rinovojë deri në 2025. Në këtë sezon, ai ka arritur të shënojë 34 gola në 27 ndeshje të luajtura.