Dje, Skënderbeu u mund me rezultatin 2-1 në shtëpi nga Partizani. Por kjo humbje duket se trajnerit Agostineli do t’i shkaktojë largimin nga pankina bardhekuqe. Italiani nuk jep dorëheqjen dhe kjo rëndon arkën e kampionëve. Nëse presidenca do të vendosë ta largojë, atëherë Agostineli do të kthehet në Itali me 30 mijë euro në xhep, pasi kontrata e tij përfundon në qershor.
Ai dje deklaroi që Skënderbeu ka probleme në mesfushë dhe sulm, duke lënë të nënkuptohet që nuk ka ndërmend të largohet, por po mendon për merkaton e dimrit. Megjithatë në orët e ardhshme pritet të ketë të reja për sa i përket të ardhmes së trajnerit të Skënderbeut. Kujtojmë që Agostineli u afrua te korçarët në merkaton e verës, ndërsa tashmë duket se aventura e tij te kampionët e Shqipërisë është drejt përfundimit.