Davide De Gea pritet të largohet nga Man United në fund të sezonit. Portieri spanjoll ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit pasi trajneri Solskajer ka preferuar Dean Henderson. Duke parë paraqitjet pozitive të gardianit 24-vjeçar, klubi anglez ka vendosur të nxjerr në merkato De Gea pasi edhe ofertat nuk mungojnë.
Spanjolli ka në tavolinë oferta nga 3 klube të rëndësishme si Juventusi, Atletiko Madrid dhe Borusia Dortmund. Mediat angleze bëjnë me dije se De Gea është duke menduar të largohet dhe mund të firmosë me një nga 3 klubet që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.