Idriz Voca thuajse është lojtar i Cosenza Calcio në Serinë B italiane. Mesfushori 24 vjeçar prej verës së shkuar nuk ka qenë nën kontratë me asnjë ekip, teksa gjen strehë për herë të parë në Itali, edhe pse skuadra e re është në garë për mbijetesën.
I lindur në Zvicër, Voca ka qenë në tre ndeshje pjesë e Shpresave të Shqipërisë, për të luajtur më pas me moshat e Kosovës dhe ekipin A të dardanëve në 15 takime.
I dalë nga moshat e Luzern, lojtari polivalent ka luajtur edhe me ekipin e parë të zviceranëve për katër sezone, përpara se të kalonte në Turqi me Ankaragucu ku qëndroi për një vit.