Kategoria Superiore do të dhurojë një ndeshje interesante të shtunë. Në orën 17:00 në “Air Albania”, Partizani do të presë Bylisin, në duelin e javës së 23-të. Ballshiotët vijnë në këtë duel pas barazimit me Kukësin në shtëpi, teksa një gol në sekondat e fundit i dha një pikë me vlerë mallakastriotëve.
Trajneri Dovedan do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin e djathtë Vicente Mercedes, që mungoi për arsye familjare javën e shkuar. Lojtari i afruar në merkaton e janarit ka zhvilluar dy takime deri tani, teksa do jetë një plus i madh pas mungesës së tre mbrojtësave. Peposhi, Ndreca e Goxha janë mungesa të sigurta, me Bylisin që do kërkojë rikonfirmimin në stadiumin e ri Kombëtar.