Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Spal. Bardhezinjtë e Sarrit do të kenë një ndeshje të lehtë në letër pasi përballë do të kenë ekipin e vendit të fundit.
Trajneri Sarri ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këtë takim dhe bie në sy mungesa e Pjanic, Higuain dhe Khedira për shkak dëmtimi, ndërsa është rikthyer Ronaldo që javën e kaluar u la pushim. Juventusi do të luajë gjithashtu edhe në mesjavë në Champions ndaj Lyon.
Juventusi: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, de Ligt, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Rugani, Rabiot, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Olivieri, Coccolo, Wesley, Peeters, Buffon.