Angjelo Tafa, Redon Dragoshi dhe Altin Bytyçi janë 3 lojtarët e grumbulluar nga Kombëtarja U-21. Është klubi i Kukësit që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije që 3 futbollistët do të bashkohen me ekipin Shpresa. Verilindorët krenohen me talentët e tyre, ndërsa theksojnë se paraqitjet pozitive kanë bindur kuqezinjtë.
“Skuadra e Kukesit furnizon me futbolliste ekipin Kombetar te Shqiperise U21. 3 futbolliste nga skuadra jone jane ftuar nga ekipi i Shpresave per grumbullimin e radhes qe nis ne daten 22 mars dhe perkohen me kohen kur ekipi do te jete pushim per ndeshjet e Kombetareve.
Portieri Angjelo Tafa dhe mbrojtesit Redon Dragoshi e Altin Bytyci do te jene pjese e Shqiperise U21. Paraqitjet e futbollisteve me fanellen e Kukesit, kane bindur drejtuesit e Kombetares duke marre ne kete menyre ftesat.
Tafa ka qene me pare pjese e Shqiperise U19, ashtu si edhe Dragoshi. Risi eshte Altin Bytyci i cili ne te kaluaren ka qene pjese e Kosoves U19, e madje ka shenuar ndaj Shqiperise U19 ndersa tani do te perfaqesoje fanellen kuqezi. Klubi i Kukesit i uron futbollisteve shume suksese. Dalshi faqebardhe cuna!”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor.