Lazio nuk po kalon një moment jo të mirë në kampion. Në 3 ndeshjet e fundit skuadra e drejtuar nga Inzaghi ka pësuar 3 humbje duke humbur kështu më shumë terren me Juventusin kryesues. Rezultate negative të marra pas pandemisë kanë bërë që presidenti i Lotito të marri një vendim drastik për lojtarët.
Numri një I ekipit ka vendosur që skuadra të qendrojë të grumbulluar në ambientet e klubit duke mos u larguar nëpër shtëpitë e tyre. Situata nuk është aspak e mirë pasi së fundmi mbrojtësi Açerbi është përplasur me Ivo Pulcinin që është mjeku I skuadrës. Lazio do të luajë me Juventusin në datën 20 korrik dhe deri në atë datë lojtarët do të qendrojnë të grumbulluar.