Armando Broja shënoi 2 gola dje në fitoren e Vitesse ndaj Den Haag në transfertë. Sulmuesi I Kombëtares kuqezi ia ka dalë që në pak javë me klubin e ri të shënojë tre gola në kampionat, duke merituar një fanellë titullari. Për paraqitjet e tij, Broja është vlerësuar me një vend në formacionin më të mirë të javës së fundit në Hollandë, krah Goetze apo Tadic.
Sulmuesi nga Malësia e Madhe është në huazim nga Chelsea për një sezon, me Blutë e Londrës që kanë në gjirin e tyre një lojtar me shumë vlera. Edhe pse mori shumë minuta duke e nisur si titullar në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren, Broja nuk ia doli ta “bëjë sefte” me kuqezinjtë.