Armand Broja sulmuesi i ri i shpresave të Kombëtares ka shkëlqyer ditën e sotme me ekipin e Chelsea U-18. Blut e Londrës u ndeshën me moshatarët e Huddersfield në raundin e tretë të FA Youth Cup dhe arritën të fitonin me rezultatin 4-0.
Në ndeshjen e sotme protagonist kryesor ka qenë sulmuesi i ri shqiptar, Armand Broja i cili ka realizuar tre gola dhe ka dhënë asist në golin e katërt. Broja është një nga sulmuesit më në formë tek të rinjtë e Chelsea, i cili ka zhvilluar disa ndeshje edhe me ekipin e moshës U-21.