UEFA u ka besuar gjyqtarëve shqiptarë në sfidën e Sochi-Kesla në Conference League. Sfida e raundit të dytë të këtij kompeticioni do të luhet më datë 22 korrik në Rusi dhe UEFA ia ka besuar këtë ndeshje, Enea Jorgjit.
Arbitri me stemën e FIFA-s në Kategorinë Superiore do të ndihmohet nga Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtari i 4-të do të jetë Kridens Meta. Enea Jorgji mungonte prej disa kohësh në futbollin europian, ndërsa tani do të rikthehet sërish të drejtojë një ndeshje në Conference League.