Gerist Malko, Aleksandër Dalanaj dhe Fjoralb Deliaj janë 3 lojtarët e rinj të skuadrës së Orikut. Lajmi bëhet me dije nga klubi vlonjat që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bën me dije afrimet e futbollistëve të rinj.
Ata kanë firmosur një marrëveshje që e lidh me Orikun për sezonin e ri. Ndërkohë priten edhe rinovime të lojtarëve që mbyllën edicionin e shkuar. Në lajmërimin për mediet thuhej:
“K.F Oriku prezanton tre prurjet e reja, Gerist Malko, Aleksandër Dalanaj dhe Fjoralb Deliaj, të cilët kanë firmosur kontratën për sezonin e ri futbollistik. Këto ditë priten dhe rinovimet e firmave të lojtarëve të tjerë”.