Kukësi ka bërë tre afrime në këtë fillim merkatoje. Verilindorët nuk ia dolën të kenë një vend në kompeticionet evropiane, duke mos rinovuar me trajnerin Diego Longo.
Në stol presidenca vendosi të rikthejë trajnerin Skënder Gega, me tropojanin që ka nisur nga puna. Ante Zivkovic, Antonio Ilieski dhe Kristi Kote janë tre afrimet e para të Kukësit, teksa në pritje është zyrtarizimi i Jakup Berishës.
Sulmuesi nga Maqedonia e Veriut e ka mbyllur me Pelisterin, teksa 22 vjeçari ka luajtur edhe me Shkupin dhe Vardarin. Duket se kampionati fqinj ka sjellë edhe prurjet e fundit për Kukësin.