Covid-19 ka marrë përmasa të mëdha në Serie A. Gjatë dy javëve të fundit janë konfirmuar plot 29 futbollistë të infektuar dhe një gjë e tillë ka alarmua jo pak skuadrat, por edhe organizatorët e kampionatit.
Mediat italiane kanë zbuluar të gjithë emrat e e futbollistëve që janë prekur me Covid-19 dhe do të qendrojnë nga 10-14 ditë në izolim deri në momentin që të jenë shëruar plotësisht.
Pothuajse shumica e klubeve janë të infektuar duke filluar nga Juventusi, Interi e Milan e deri te Genoa që është ekipi ka shumicën e lojtarëve të prekur. Më poshtë edhe lista e skuadrave me emrat e lojtarëve që janë të infektuar momentalisht në Serie A.
ATALANTA – Marco Carneseçhi.
GENOA – Petar Briek, Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager, Darian Males, Luca Pellegrini, Marko Pjaca, Miha Zajc, Davide Zappacosta.
INTER – Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Radja Nainggolan, Ionut Radu, Ashley Young.
JUVE – Cristiano Ronaldo – Mckennie
MILAN – Leo Duarte, Matteo Gabbia.
SPEZIA – Riçardo Marchizza.
VERONA – Antonin Barak, Koray Gunter.
ROMA – Diawara
PARMA– 4 lojtarë pozitivë, emrat nuk bëhen të ditura nga klubi.