Kapiteni i Skënderbeut ka menduar t’i bëj dhuratë vetes një makinë të shtrenjtë. Orges Shehi ka blerë së fundmi një Ford Mondeo, prodhim i vitit 2015. Portierit të Skënderbeut nuk i ka kushtuar pak kjo “kapriçio” por 26 mijë euro pasi ka preferuar ta marrë makinën me zero kilometra. Është vetë distributori i markës “Ford” në Shqipëri që ka zbuluar detajet e këtij lajmi dhe ka postuar jo vetëm makinën e Shehit por dhe sa i ka kushtuar portierit kjo blerje që duhet thënë ka patur edhe goxha skonto për të.
Postimi i “Ford Albanian” në facebook për blerjen që ka bërë portieri i Skënderbeut