Një festë që pritet me shumë përzemërsi për sportdashësit shkodran. “Festa e Kampionëve” do të jetë eventi që do mbahet pasditen e së hënës përpara sheshit të Bashkisë Shkodër. Janë planifikuar të mbahen tre sfida të boksit olimpik dhe tre ndeshje nga ai amator.
Boksieri shkodran Nelson Hysa në një prononcim për “Shkodra Sport” është shprehur:
“Mendoj se do të jetë diçka shumë e veçantë sepse do të jetë e bukur që do të organizohen në sheshin para Bashkisë Shkodër. Besoj se do të jetë një mbrëmje e veçantë për të gjithë shkodranët që do të shohin ndeshje të bukura.
Sa i takon ndeshjes time, do të kem përball një kundërshtarë shumë të fortë, i cili është shumë më lart në renditje sesa unë, por gjithsesi edhe më mbështetjen e publikut do të kërkoj të bëj më të mirën për ta mundur, megjithatë shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur që të kënaq tifozët.”