Edhe pse ndodhet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Kukësin kryesues, situata në Korçë nuk duket se është aq e qetë.
Kur kanë kaluar 11 javë, Skënderbeu gjendet ende në vështirësi, pasi ndodhet në vendin e dytë me 23 pikë, po aq sa ka dhe ekipi i Kukësit, por që aktualisht renditet në vendin e parë.
Ditët e fundit presidenti Takaj është parë pranë ekipit të tij për të kuptuar më shumë se çfarë po i pengon këta të fundit të zhvillojnë një lojë të mirë.
Frika më e madhe për presidentin Takaj vjen pasi Skënderbeu ka katër tranferta radhazi dhe me këtë gjendje aktuale të ekipit, i trembet rezultatit.